Lladrovci viziton fermerin Ramadan Bytyqi

Prishtinë | 14 Kor 2017 | 16:15 | Nga

Me rastin e fillimit të fushatës së korrje shirjes, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka vizituar tokat bujqësore të njërit prej fermerëve me të suksesshëm në Drenas, Ramadan Bytyqi.

Lladrovci ka përgëzuar fermerin Bytyqi i cili punon të gjithë tokën bujqësore me kultura të ndryshme dhe u benë thirrje të gjithë fermerëve që të merret shembull rasti i tij që asnjë pjesë të tokës nuk e ka të pa punuar.

Fermeri Ramadan Bytyqi ka mbi 150 hektarë të mbjellura me kulturë bujqësore, 95 ha më grurë, 10 ha me elb dhe 40 ha me misër.

Të ngjashme