Lladrovci viziton nxënësit e lënduar në aksidentin e sotëm (Foto)

Prishtinë | 04 Dhj 2017 | 22:46 | Nga

Në Korroticën e Epërme të Drenasit, sonte ka ngjarë një aksident trafiku, me ç’ rast janë lënduar lehtë disa persona, në mesin e tyre katër nxënës.

Kryetari i Komunës së Drenasit më të kuptuar për këtë rast është nisur drejt Qendrës Klinike Universitare të Kosovës për t’i vizituar të lënduarit.

“Ata i vizitova në Qendrën Klinike Universitare dhe i urova për shërim të shpejtë. Po ashtu, përgëzova stafin mjekësor për kujdes ndaj tyre. Për fat, asnjëri nga të lënduarit nuk kishte pësuar lëndime të rënda”, ka shkruar Lladrovci, në faqen e tij në Facebook.

Lladrovci ka thënë se kujdesi në komunikacion duhet të shtohet, sepse, asnjë tejkalim shpejtësie nuk mund të arsyetohet.

Image may contain: 2 people, people sitting and indoor

Image may contain: 1 person

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme