Lladrovci viziton punimet për shtatoren e Ilaz Kodrës

Drenas | 11 Jan 2019 | 20:35 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Drenasit, së shpejti, do të bëhet me shtatoret e më meritorëve për lirinë e Kosovës, Rasim Kiçina e Ilaz Kodra.

Kjo bëhet e ditur, nga postimi i kryetarit të Komunës, Ramiz Lladrovci, në rrjetin social, ku ka theksuar se së shpejti do të bëhet edhe shtatorja e Bedri Shalës, ndërsa me finalizimin e rrugës me katër korsi, edhe të Komandantit legjendar Adem Jashari, Hamëz Jasharit dhe Shaban Jasharit.

Vlen të theksohet se tërë investimi për shtatore, bëhet nga donatorët, pa shpenzime nga ana e komunës.

Ja postimi i Kryetarit Lladrovci:

“Me bashkëpunëtorë, kam vizituar vend punishten e skulptorëve Z. Krasniqi dhe Z. Behramaj, të cilët janë duke e punuar shtatoren e Gjeneralit Ilaz Kodra. Pas shtatoreve të Fehmiut, Xhevës dhe Rasim Kiçinës, po finalizohet edhe shtatorja e Ilaz Kodrës. Pritet të fillojnë punimet edhe për Gjeneralin Bedri Shala.

Pas këtyre shtatoreve, kur të finalizohet rruga me katër korsi, Drenasi, në gjirin e vet, do të ketë përjetësisht edhe shtatoret e Komandantit tonë legjendar Adem Jashari, Hamëz Jasharit dhe Bacës Shaban.

Kështu, foleja e lirisë së Kosovës, Drenica dhe Drenasi, do të përjetësojë çlirimtarët e vet, me shtatore madhështore, për t’i dhënë gjeneratave porosi të paharrueshme se sa e shtrenjtë është liria. Të gjitha shtatoret do të bëhen me donacione, pa shpenzime të parasë publike.”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme