Lladrovci viziton shkollat e Drenasit, uron fillimin e gjysmë vjetorit të dytë të vitit shkollor

Prishtinë | 15 Jan 2018 | 12:10 | Nga

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci viziton shkollat e Drenasit, uron fillimin e gjysmë vjetorit të dytë të vitit shkollor

Me rastin e fillimit të gjysmë vjetorit të dytë të vitit shkollor, Lladrovci ka vizituar disa institucione arsimore ne Komunën e Drenasit me ç’rast edhe ka uruar prindërit, arsimtarët dhe nxënësit për fillimin e gjysmë vjetorit të dytë me zotimin se përkushtimi dhe angazhimi i Komunës për arsimin do të jetë i vazhdueshëm dhe prioritet i qeverisjes lokale.

Më poshtë mund të gjeni urimin e kryetarit Lladrovci me rastin e fillimit të gjysmë vjetorit të dytë të vitit shkollor 2017-2018:

“Të gjithë prindërve, arsimtarëve dhe nxënësve të komunës së Drenasit, ua uroj fillimin e gjysmë vjetorit të dytë, me zotimin se përkushtimi dhe angazhimi ynë për arsimin të jetë i vazhdueshëm dhe do të jetë prioritet i qeverisjes tonë lokale.

Ftoj të gjithë mësuesit, arsimtarët, profesorët dhe prindërit, të tregojnë vullnet dhe gatishmëri që rezultatet e testit të PISA-s të jenë sa më të mira.

Testi le të jetë dëshmi e punës dhe përkushtimit tuaj por edhe pasqyrë e punës tonë, angazhimit të gjithanshëm e të përbashkët që duhet të dëshmohet nëpërmjet performancës.

Prindër, mësues, arsimtarë, profesorë e nxënës, gëzuar dhe urime në këtë fillim vit, në mësimdhënie dhe mësim zënie! Gëzuar me fjalën e urtë të Naimit:
Vetëm dritë e diturisë, përpara do na shpjerë!”

Të ngjashme