Lladrovci viziton varrezat e Jasharajve

Prishtinë | 29 Dhj 2016 | 17:13 | Nga

Kryetari i ri i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka bërë homazheve te varrezat e familjes Jashari në Prekaz.

Kryetari Lladrovci, sipas njoftimit të zyrës për informim të Komunës së Drenasit, e ka bërë këtë vizitë pas seancës solemne të dhënies se betimit si i pari i kësaj komune.

“Pas seancës solemne të betimit, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka bërë homazhe në kompleksin e Jasharajve në Prekaz, pranë varrit të Adem Jasharit, në varrezat e Dëshmorëve në fshatin Polac dhe të varri i Herorit Tasim Kiçina, dhe më pasë ka pritur në zyre përfaqësuesit e familjeve të dëshmorëve më ç’rast ka shtruar një koktej rasti dhe u ka dhuruar dhurata për festën e vitit të ri”, thuhet në njoftim .

I pari i Drenasit është pritur në Odën e Jasharajve nga djali i Hamëz Jasharit, Bekimi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme