Llapi ia bën për hajër fitores së parë të sezonit, mposht Vushtrrinë

Prishtinë | 08 Sht 2026 | 21:00 | Nga Ekonomia Online

Llapi ka marrë fitoren e parë të sezonit 2026/27, duke triumfuar bindshëm 0-4 në udhëtim te Vushtrria.

Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina e dominoi ndeshjen dhe e zhbllokoi rezultatin në minutën e 17-të, kur Arbnor Ramadani realizoi një gol spektakolar nga distanca.

Llapi e dyfishoi epërsinë në minutën e 36-të përmes Fiton Ademit, pas asistimit të Malokut.

Skuadra e Tahir Batatinës vazhduan me presion edhe në pjesën e dytë, ndërsa Arianit Hasani shënoi për 0-3 në minutën e 60-të, pas kombinimit me Yahayan.

Fitoren e thellë të Llapit e vulosi Mërgim Cërnaverni në minutën e 90-të, pas asistimit të Ramadanit.

Me këtë fitore, Llapi arkëton pikët e plota, ndërsa Vushtrria vazhdon të mbetet pa pikë në këtë sezon.

Të ngjashme