Llapi kthehet në pozitën e dytë, Drita e thellon krizën e KEK-ut

Prishtinë | 03 Pri 2019 | 16:10 | Nga Ekonomia Online

Katër ndeshje u zhvilluan sot në kuadër të xhiros së 25-të të Superligës së Kosovës. Tri prej tyre përfunduan me fitues, ndërsa përballja mes Drenica dhe Gjilanit përfundoi pa gola.

Drita – KEK-u 4:0

Drita e fitoi me rezultat të thellë 4:0 përballjen me KEK-un, ndeshje kjo e zhvilluar në stadiumin e qytetit të Gjilanit. Shenon Neziraj e shënoi golin e parë të ndeshjes për gjilanasit, ndërsa tre pikët u siguruan përmes tri golave të shënuar mes minutave 72’ dhe 78’, shkruan Gazeta Express.

Ky rezultat nuk i ndryshon pozitat e asnjërit klub në tabelën e Superligës së Kosovës, pasi që Drita mbetet në vendin e katërt, ndërsa KEK-u mbetet klubi i fundit në tabelë, me vetëm një pikë të fituar në 25 ndeshje të zhvilluara.

Llapi – Ferizaj 2:0

Llapi e fitoi ndeshjen kundër Ferizajt me rezultat 2:0. Kjo ndeshje, e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, u vendos përmes dy golave në pjesën e parë të ndeshjes, të shënuara nga Ahmed Januzi, në minutën e tretë, dhe Festim Alidema në minutën e 42-të.

Me këtë fitore, Llapi e merr përsëri pozitën e dytë në tabelën e Superligës, me një pikë dhe një ndeshje më shumë të zhvilluar sesa rivali Prishtina. Në anën tjetër, Ferizaj mbetet në pozitën e dhjetë dhe rrezikon të bie në Ligën e Parë.

Drenica – Gjilani 0:0

Përballja e vetme që përfundoi pa fitues nga katër ndeshjet e zhvilluara sot ishte ajo mes Drenicës dhe Gjilanit, e zhvilluar në stadiumin “Bajram Aliu” në Skënderaj.

Drenica e shënoi një gol në minutën e 20-të të ndeshjes, mirëpo goli u anulua për shkak të pozicionit jashtë lojë.

Trepça ’89 – Flamurtari 1:0

Trepça ’89 shënoi fitore me rezultat 1:0 në ndeshjen kundër Flamurtarit, e cila u zhvillua sot në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë. Goli i fitores u shënua në minutën e 48-të nga Hasan Hyseni.

Tabela e IPKO Superligës pas ndeshjeve të zhvilluara sot:

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme