Llapjani e bënë për spital bashkëshorten e tij

Prishtinë | 29 Jan 2020 | 12:14 | Nga Ekonomia Online

Sipas raportit të fundit 24 orësh të Policisë së Kosovës, është raportuar për një sulm fizik në një familje në Podujevë.

“Sipas të dhënave, është arrestuar një i dyshuar mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër K/Shqiptare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

Të ngjashme