Llapjani e përzë gruan nga shtëpia, thotë se ajo nuk u kujdes për nënën e tij

Prishtinë | 19 Tet 2021 | 09:49 | Nga Ekonomia Online

Një burrë nga Podujeva e ka larguar nga shtëpia bashkëshorten e tij, nën arsyetimin se e njëjta nuk ishte përkujdesur për nënën e tij.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se i dyshuari është arrestuar dhe se është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Podujevë 18.10.2021 – 10:15. Viktima femër kosovare ka raportuar se për shkak të një mosmarrëveshje që kishte pas me të dyshuarin mashkull kosovar në lidhje me pronën shtëpinë e saj, nuk ishte lejuar të qëndroi në shtëpi kinse ajo nuk ishte përkujdesur për nënën e të dyshuarit. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raport.


Të ngjashme