Lleshi ka një kërkesë për Metën

Prishtinë | 12 Nën 2018 | 14:19 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama publikoi në profilin e tij në Twitter kërkesën e zv/ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshi për Presidentin e Republikës, Ilir Meta.

“Ja edhe kërkesa e zv.ministrit të brendshëm, Sandër Lleshi, për Presidentin e Republikës. Tani Presidenti është i lirë të zgjedhë intepretimin që do dhe në njërën rrugë a tjetrën, ta mbyllë procesin me dekretimin e ministrit të brendshëm, siç ia kërkon Kushtetuta e Shqipërisë”, shkroi Rama në rrjetin social, ku postoi letrën e Lleshit.

Zv/ministri i Brendshëm Sandër Lleshi, kërkon nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, t’i heqë atij gradën e gjeneralit, si zgjidhje për t’i hapur rrugë dekretimit si ministër i Brendshëm. Kërkesa i është adresuar Kreut të Shtetit, në përgjigjen që kryeministri Rama i drejtoi Presidentit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme