Ish-kandidati për kryetar të Podujevës nga Vetëvendosje, ka bërë një postim interesant në Facebook. Në mënyrë indirekte, ai ka deklaruar se s’ia lejon vetes që të jetë vartës i lloj lloj idioti, por s’ka treguar se me kë e ka saktësisht.
Ai ka shpërndarë një mendim të një shoku të tij, te i cili e ka gjetur edhe veten.
”Më parë mbledhi kanaqe nëpër kontnjerë, sasa të ia lejoj vetes të jem vartës i lloj lloj idioti”
– Po thotë një shok, mendim me të cilin u pajtova shumë!”, ka shkruar Potera.
Ndryshe, Potera ka qenë kandidat i VV’së për kryetar të Podujevës në zgjedhjet lokale të mbajtura më 22 tetor të vitit 2017, të cilat i kishte fituar Agim Veliu i LDK’së.
Por, Potera nuk është kandiduar nga VV’ja për zgjedhjet e fundit, pas dorëheqjes së Veliut. Në vend të tij, Vetëvendosje e kishte kandiduar Shpejtim Bulliqin, i cili kishte kaluar nga LDK’ja në VV, pak para zgjedhjeve.
Nga Bulliqi, ai ishte emëruar si Drejtor i Inspekcionit, por që më pas ka dhënë dorëheqje, shkaku i pakënaqësive.
Së fundi, Potera ka shfaqur pakënaqësi edhe me Qeverinë Kurti.