Lluka e Koinuma flasin për projektet në energji

Prishtinë | 20 Nën 2017 | 17:30 | Nga

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka zhvilluar një takim pune me Ambasadorin e Japonisë në Vjenë jo-rezident në Prishtinë Kiyoshi Koinuma, me të cilin ka biseduar për zhvillimet ekonomike në vend.

Ministri Lluka e njoftoi Ambasadorin japonez me prioritetet e tij, duke u ndalë te projekti i Termocentralit “Kosova e Re”, rehabilitimi i TC Kosova B, planet për TC Kosova A, Teknologjinë informative dhe energjinë e ripërtëritshme

Ministri Lluka me këtë rast ka bërë të ditur masat që ka ndërmarrë Qeveria në rritjen e transparencës me qëllim që të përmirësojë ambientin për nxitjen e investimeve të huaja.

Kreu i MZHE-së, ka falënderuar Japoninë për ndihmën që i ka dhënë Kosovës përmes Agjencisë JICA, në sektorët që lidhen direkt me përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Nga ana e tij, diplomati japonez Koinuma është ndalur edhe te sektori i energjisë ku tha se ky sektor është mjaft i rëndësishëm për zhvillimin e vendit, ndërsa ka vlerësuar bashkëpunimin e mirë mes dy vendeve duke shprehur gatishmërinë që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe më tutje.

 

 

Të ngjashme