Lluka e njofton O’Connellin me prioritetet e MZhE-së

Prishtinë | 02 Tet 2017 | 14:57 | Nga

Britania e Madhe do të vazhdojë të mbështesë procesin e zhvillimin ekonomik të Kosovës, ka rikonfirmuar Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, në takimin që pati sot me ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

Me këtë rast ministri Lluka falënderoi ambasadorin O’Connell për mbështetjen e vazhdueshme që vendi i tij i kanë dhënë Kosovës, ndërsa shtoi se ka besim që ky bashkëpunim do të fuqizohet edhe më tutje.

Më tutje gjatë takimit, Lluka e ka njoftuar diplomatin anglez lidhur me prioritetet e MZHE-së, me theks të veçantë sektorët strategjikë që mbulon MZhE-ja, siç janë energjia, minierat, burimet e ripërtëritshme të energjisë dhe ato të efiçiencës së energjisë, të cilat do të ndikojnë në sigurinë e furnizimit më energji elektrike, përfshirë edhe mbrojtjen e mjedisit.

Ministri Lluka dhe Ambasadori O’Conell, janë dakorduar për vazhdimin raporteve të mira mes dy vendeve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme