Është mbajtur konferenca “Kapacitetet e energjisë së ripërtërishme dhe kost-efektiviteti i tyre”, raporton Ekonomia Online.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, tha se energjia e ripërtërishme është nga prioritetet kryesore të Qeverisë.
Lluka shtoi se nga shqetësimet që ka mbetur në tranzicionin e energjisë në atë të ripërtërishme është tarifa për konsumatorët.
“Energjia e ripërtërishme është prioritet kryesor i Qeverisë. Përveç prioritet është edhe obligim. Në gjithë këtë proces në tranzicionin e energjisë drejt asaj të ripërtërishme një gjë ka mbet shqetësuese që është tarifa te qytetarët. Presim t’i kemi edhe 180 megavat të tjera në përdorim. Në bazë të Eurostatit sot i plotësojmë 24.4 për qind të energjisë së ripërtërishme dhe këtu futet edhe energjia me pelet. Realiteti mund të lë shumë për të dëshiruar prandaj duhet të përmirësohet infrastruktura e energjisë së ripërtërishme. Tri sfida është kosto, prokurimi i tyre përmes tregut dhe aksesi në financa”, tha Lluka.
Ai tha se ZRrE-ja e ka aprovuar marrëveshjen e re për blerje të energjisë.
“Kosova duhet menjëherë të kaloj në procedurë konkurruese të burimeve që të rris transparencën dhe konkurrueshmërinë, të arrihet reduktimi i kostos, të rritet norma e realizimit, të siguroj sigurinë e furnizimit në rrjet etj. ZRrE-ja e ka aprovuar marrëveshjen e re për blerje të energjisë. Kjo i jep Kosovës dhe bizneseve qasje në financa në mënyrë të re. Sot do të nënshkruhet edhe marrëveshja e parë me BERZH-in prej 18 milionë euro”
Ymer Fejzullahu nga ZRrE-ja tha se medoemos duhet të analizohen potencialet e burimeve të ripërtërishme në Kosovë.
“Është mirë të analizohen potencialet e burimeve të ripërtërishme në Kosovë. Kjo teknologji nuk ka qenë konkurruese kur kanë qenë termocentrale. Përveç studimeve duhet të shikohet aspekti apo integrimi i burimeve të ripërtërishme në rrjetin ekzistues. Këto duhet ti paraprijë edhe një studim për potencialet e burimit të ripërtërishëm. Në 2013 vlera e subvencionit që obligohen qytetarët me pagu sillet rreth 13 milionë euro. Më tepër se 70-60 për qind e kësaj energjie subvencionohet përmes tarifave të konsumatorëve. Targeti i ardhshëm është që ZRrE-ja është i bindur që mekanizmi më i qëndrueshëm është përmes mekanizmit që është konkurrues por duhet t’i paraprijë një studim”, tha Fejzullahu.
Harry boyd Carpenter nga BERZH-i tha se burimet e ripërtërishme po ndryshojnë brenda nate dhe se kjo teknologji shumë shpejt po evoluon.
“Energjia e ripërtërishme është sektor që po ndryshon vërtetë shpejtë. Burimet e ripërtërishme po ndryshojnë brenda natës. Kjo është teknologji që po evoluon. Energjia e ripërtërishme nuk është më luks. Burimet e energjisë së ripërtërishme zgjasin 20-30 vjet, tani për tani e ka një kosto dhe do rritet”, tha ai, raporton EO.