Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, i ka shprehur ngushëllime kryeministrit Ramush Haradinaj për vdekjen e babait Hilmi Haradinaj. Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se Hilmi Haradinaj ka dhënë shumë për vendin.
Postimi i plotë:
Ngushëllime të sinqerta Kryeministër,
ngushëllime Daut,
ngushëllime familja Haradinaj,
ngushëllime mbarë popullit shqiptar për humbjen e Bacit Hilmi Haradinaj, atdhetar dhe patriot i shquar, që aq shumë dha për vendin.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për ty!