Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka thënë se me dhembje të thellë ka pranuar lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëpunëtorit dhe mikut të tij Ibrahim Rexhepi, transmeton Ekonomia Online.
Lluka, duke i shprehur ngushëllime familjes, ka vlerësuar lartë kontributin e Rexhepit si gazetar që shkruante për fushën e ekonomisë
“Ibra, për plot 40 vite, me pasion e profesionalizëm të paskajshëm shkruante për çështje ekonomike dhe interesin publik në përgjithësi. Ibra do të përkujtohet gjithnjë si një gazetar frymëzues për brezat e rinj dhe për punën e kontributin e madh në fushën e gazetarisë dhe interesit publik në Kosovë”.
Tutje, Lluka është shprehur se ka qenë nder dhe privilegj të bashkëpunonte me Rexhepin.