Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka thënë se menaxhimi i mbeturinave mbetet sfidë për tërë vendin edhe pse në vazhdimësi ka pasur donacione dhe fonde nga buxheti i qeverisë për këtë fushë.
Lluka ka bërë të ditur se sot ka takuar menaxhmentin e Kompanisë Regjionale të Mbeturinave në Gjakovë “Çabrati” nga të cilët pranoi kërkesë për përkrahje më investime kapitale në mënyrë që të rritet kualiteti i shërbimit për qytetarët e Gjakovës.
“Kompania Rajonale e Mbeturinave ‘Çabrati’ është një ndër kompanitë publike lokale të rralla që është e vetëqëndrueshme, që ka 140 punëtor dhe mbulon qytetin dhe 42 fshatra të Gjakovës”, ka shkruar kreu i MZhE-së në faqen e tij në Facebook.
“Menaxhimi i mbeturinave mbetet sfidë për tërë vendin edhe pse në vazhdimësi ka pasur donacione dhe fonde nga buxheti i qeverisë”, ka theksuar ai.