Lluka: Menaxhojmë ndërmarrjet publike, nuk kemi kompetencë për proceset ligjore

Prishtinë | 08 Shk 2018 | 12:11 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZhE), Valdrin Lluka, duke iu përgjigjur deputetes Mimoza Kusari-Lila lidhur me ndërmarrjet publike, tha se kjo ministri ka për detyrë të menaxhojë ndërmarrjet publike, por nuk ka kompetenca të ndërhyjë në proceset ligjore, raporton Ekonomia Online.

“Në rastet e menaxhimit të tyre as në rastet e investimeve kapitale për kërkesat ligjore ndaj autoriteteve përkatëse, sikurse në rastin që e keni adresuar për lejen e ndërtimit… Lidhur me këtë nuk dua të them që nuk shfaqim interesim për mbarëvajtjen ligjore të ndërmarrjeve publike”.

“Është pjese e cila na kufizon me ligj dhe si e tillë kjo duhet të përfillet nga vetë ndërmarrjet publike, përkatësisht nga stafi menaxhues i tyre”.

“Gjithashtu ju informoj se MZhE-ja përmes njësive të saj bën monitorimin e ndërmarrjeve publike, por nuk e ka në mandat aprovimin e planeve të tyre”, theksoi Lluka.

Të ngjashme