Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, sot ka marrë vendim për ndalimin e përdorimit të automjeteve zyrtare të MZHE-së, pas orarit të punës.
Vendimi i Ministrit Lluka që mban datën 08.12.2017 parasheh si vijon:
Shfuqizohen të gjitha vendimet në fuqi, për përdorim të automjeteve zyrtare pas orarit të rregullt të punës.
Përdorimi i automjeteve zyrtare pas orarit zyrtar dhe për udhëtime jashtë vendit është i mundshëm me vendim të ministrit pas propozimit me shkrim nga ana e sekretarit të përhershëm.
Të gjitha automjetet e regjistruara me nga dy (2) palë targa urdhërohen të përdorimin vetëm targat zyrtare sipas legjislacionit në fuqi.
Ky vendim hyn në fuqi në ditën e nënshkrimit.