Lluka në forumin e biznesit “Kosovë-Arabia Saudite 2018” përmend fushat në të cilat mund të investojnë të huajt

Prishtinë | 30 Pri 2018 | 12:10 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sektori i energjisë, ujit e minierave janë vetëm disa nga fushat në të cilat investitorët e huaj kanë mundësi të investojnë në Kosovë, bëri të ditur ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

Ai në forumin e biznesit “Kosovë-Arabia Saudite 2018”, renditi mundësitë që Kosova ofron për investorët e huaj, e sidomos ata nga Arabia Saudite, raporton Ekonomia Online.

“Në Kosovë momentalisht janë diku rreth 300 milionë euro investime të huaja. Kjo kryesisht është për investimet që ndodhin në vend me qëllim për të targetuar Bashkimin Evropian. Është me rëndësi legjislacioni në fuqi. Kosova e ka bërë në kompetabil legjislacionin dhe i gjithë legjislacioni është ndërtuar nga bazë të ekspertëve të huaj”.

“Me shumë shtete kemi edhe marrëveshje ndërshtetërore për mbrojtje të investimeve, nuk e kemi me  Arabinë Saudite, por shpresoj që një nga arritjet e këtij forumi të jetë edhe arritja e marrëveshjes për mbrojtje të investimeve.Energjia në Kosovë është në zhvillim e sipër. Qeveria e Kosovës vazhdon të investojë të gjitha normat e energjisë së përtëritshme”.

“Po ashtu potencial i madh është edhe sektori i ujit. Ujërat janë në zhvillim e sipër. Qeveria planifikon të ndërtojë disa në mënyrë që të menaxhohet më mirë uji…

“Kemi për momentin 11 miniera që janë zona në interes të veçantë, kryesisht janë të pasura me plumb. Këto miniera që i përmenda kanë potencial për investime.Trepça kryesisht i ka 84 minierale të ndryshme, por shumica e pasurisë është në plumb, zink e argjend”.

“Në agrobiznes, ndërtimi i qendrave grumbulluese përpunuese dhe paketuese janë të domosdoshme. Për t’i akomoduar investitorët e huaj, qeveria ka ndërtuar disa parqe biznesore”.

Për t’i prezantuar mundësitë që ofrojnë bizneset në Kosovë, i pranishëm ishte edhe Besian Mustafa nga Agjensioni i Kosovës për Investime dhe Ndërrmarrësi (KIESA), raporton EO.

Ai tha se agjensioni që ai drejton ndihmon investitorët e huaj në realizimin e projekteve të tyre.

“Shërbimet tona mund t’i grupjmë në tri faza informata para fazës së investimeve, kemi grupin e shërbimeve që ofrojmë gjatë fazës së investimeve kryesisht në sigurimin e leje, e mbi të gjitha lidhje me kompanitë e tjera në Kosovë dhe fare në fund është grupi i shërbimeve që ofrojmë pas investimeve”.

 

Të ngjashme