Lluka ngushëllon familjen e punëtorit të KEK-ut që vdiq mbrëmë, do të rritet siguria në punë

Prishtinë | 03 Shk 2018 | 13:06 | Nga

Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZhE), Valdrin Lluka i ka shprehur ngushëllime familjes së F.Salihu, punëtor i KEK-ut që vdiq mbrëmë në vendin  e tij të punës.

Lluka përmes një postimi në rrjetin social Facebook, uroi që ky të jetë aksidenti i fundit në vendin e punës.

Madje ai paralajmëroi se do të fillojë diskutimet me të gjitha ndërmarrjet publike për përmirësimin e kushteve të punës me synim që rastet e tilla të mos përsëriten.

Postimi i plotë i Llukës:

Me keqardhje mora lajmin për humbjen e jetës së Fehmi Salihu, teknik i inxhinierisë në Korporatën Energjetike të Kosovës. Me këtë rast i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe ndajë dhimbjen me ta.

Duke dëshiruar që ky të jetë rasti i fundit i aksidenteve me fatalitet në vendet e punës, gjatë javëve të ardhshme do të hapim një diskutim të gjerë me të gjitha ndërmarrjet publike me qëllim të përmirësimit të kushteve të punës dhe rritjes së sigurisë në punë me synimin që rastet e tilla të mos përsëriten.

Gjithashtu, dua të ritheksoj mirënjohjen time për të gjithë punëtorët që zellshëm angazhohen për funksionimin dhe prodhimin e energjisë elektrike në vend.

Ngushëllime!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme