Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZhE), Valdrin Lluka ka vizituar Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike të Fakultetit Teknik të UP-së, raporton Ekonomia Online.
Lluka ka takuar dekanin e Fakultetit Teknik, Enver Hamiti, me ç’rast kanë biseduar për thellimin e bashkëpunimit mes këtij fakulteti dhe ministrisë që ai drejton.
Lluka tha se ky bashkëpunim ka për qëllim ofrimin e mbështetjes së studentëve të këtij fakulteti, pasi që sektori i energjisë në Kosovë po shkon drejt një zhvillimi të hovshëm.
I pari i Zhvillimit Ekonomik tha se studentët e këtij fakulteti do t’u krijohen kushte për punë praktike në sektorin e energjisë.
Sipas tij me ndërtimin e “Kosovës së Re” dhe shtimin e kapaciteteve të energjisë së ripërtritshme do t’u mundësojë atyre qasje më të lehtë për punësim.