Ministri i Zhvillimit Ekomomik Valdrin Lluka, tha se Posta dhe Telekomi po operon me humbje. Ai para Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, tha se edhe përkundër qarkullimi vjetor kalon 10 milionë euron humbjet kanë qenë të mëdha.
Lluka ka sqaruar anëtarëve të komisionit se me ndryshimin e Ligjit për Ndërmarrjet Publike parashihet rritja e përgjegjësisë dhe llogaridhënies, raporton Ekonomia Online.
“Posta e Kosovës është një ndër kompanitë publike që operon me humbje, ka 10-11 milionë euro qarkullim vjetor. 1.8 milion euro për vitin 2017. 40% të hyrave vine nga qiraja e Telekomit. Posta ka 1020 punëtorë”.
“Ligji për ndërmarrjeve publike është duke ndryshuar. Ligji i cili parasheh rritjen e përgjegjësisë dhe llogaridhënies. E kemi ndalu dhënien e bonuseve dhe shpenzimet e paarsyeshme. Ne kemi filluar që ta kemi një grup punues që do t’i përcjell hapat në mënyrë që t’i zvogëlojmë shpenzimet operative”.
Ai më tej ka shtuar se Telekomi i Kosovës ka sfida jashtëzakonisht të mëdha. Gjithë këto probleme ai pret që të zgjidhen e emërimin e bordit.
Sipas tij, ka munguar kreativitet në ofrimin e shërbimeve dhe se Telekomi ka numër të madh të punëtorëve që kanë quar deri te humbja e 51 milionë eurove në vitin 2016.
“Ka pasur rënie të vazhdueshme të shërbimeve të shitjes. 15 milionë euro humbje. Telekomi ka 2291 punëtore me pagë mesatare 980 euro. Sipas raportit të Auditorit ka pasur 51 milionë euro humbje në vitin 2016. Një nga arsyet është edhe mungesa e bordit, momentin qe e kemi bordin pritet të merren masat e duhura”.
“Ka munguar kreativitet në ofrimin e shërbimeve, Telekomi është i stërngarkuar me punëtore dhe besoj që nuk i duhen më shumë se 700 punëtorë, kjo pastaj e ngarkon edhe me listën e pagave”.
Hykmete Bajrami, nga LDK tha se është i nevojshëm vlerësimi i bordit pas çdo viti.
“Ju kisha bë thirrje që ta plotësojmë ligjin dhe pas çdo viti të bëhet vlerësimi i bordit dhe menaxhmetntit. Ajo çka vërehet prej raporteve të perfomancës së Postës është se në kohën kur gjenerojnë humbje rritin numrin e punëtorëve. Shihet që nuk ka zvogëlim të lukseve. Unë kam frikë që edhe përmes shpërndarjes së skemave sociale të mbajmë gjallë një ndërmarrje publike qe operon humbje”.
Dardan Sejdiu, nga VV tha se duke u bazuar në të hyrat e Postës dhe shpenzimet për paga janë 9.2 milionë euro ndërsa të hyrat afër 11 milionë.
“Shpenzimet për paga janë 9.2 milionë e të hyrat janë afër 11 milionë. E kemi një deklarim të bordit të postës të cilët than se nuk do të kemi para për 1020 punëtorë që t’i paguajmë. Ndërkaq në komunë të Prishtinës tash e 4 viteve faturimi bëhet me postë”.
“Gjithashtu edhe Bordi i Drejtorëve i ndërmarrjes publike Posta e Kosovës i është drejtuar publikisht Qeverisë së Kosovës, punëtorëve të Postës, sindikatave dhe opinionit publik se gjendja financiare në Postë është duke u rënduar nga muaji në muaj”.