Valdrin Lluka nga AKR-ja pas takimit të përfaqësuesve të partive politike me kryeministrin Avdullah Hoti ka thënë se nga ai kanë marrë konfirmimin se nuk do të diskutohet për shkëmbim me territore, raporton Ekonomia Online.
“Mos të negociohet asgjë që nuk është kushtetuese, të mos diskutohet për shkëmbime me territore. Të mbrohet vendi si tërësi kjo për neve është si tërësi”.
“E shprehëm mbështetjen e plotë si AKR. Plani i z.Hotit parasheh rritje të transparencës, krijimin e një grupi edhe brenda parlamentit. Ky grup i ekspertëve do të ketë përbërje të personave që kanë qenë të kyçur edhe më herët”.
Ai ka kritikuar PDK-në dhe LVV-në që nuk kanë marrë pjesë në takim, raporton EO.
“Opozita nuk ishte për fat të keq pjesë, shpresoj që do të ketë reflektim pas prezantimit të pikave nga z.Hoti”.
“Duket bashkim nga të gjithë që të ketë unifikim që të ketë negociata të suksesshme. Kryetari i AAK-së, e kishte një punë më herët pastaj vazhdoi”.