Ministri i Zhvillimit Ekonomik,Valdrin Lluka, së bashku me Ambasadorin e Zvicrës në Kosovë,Jean-HubertLebet, Gjeneralin e Forcave Ushtarake të Zvicrës, PhilippeRebord dhe Ministrin për Siguri të kantonit Wallis të Zvicrës, FredericFavre, kanë vizituar Termocentralin “Kosova A” si Termocentralin mëtë vjetër i ndërtuar në vitin 1962.
Vizita është bërë me kërkesë të Gjeneralit të forcave zvicerane z PhilippeRebord, ku me këtë rast ministri Lluka është i vetmi qeveritar që ka takuar numrin një të forcave zvicerane. Ministri Lluka së bashku me Gjeneralin kanë bashkëbiseduar për sigurinë nacionale të furnizimit me energji si dhe nevojat e vendit për investime në këtë sektor jetik për ekonominë e Republikës së Kosovës.
Poashtu, gjatë vizitës Ministri Lluka ka informuar gjeneralin Rebord dhe Ministrin për Siguri, Frederik Favre për pasuritë që posedon Kosova, respektivisht rezervat e linjitit
“Ne kemi ligjin për energji dhe Kosova është vendi i tretë në Evropë për rezerva të linjitit”, ka thënë Ministri Lluka.
Ministri Lluka gjithashtu ka bërë të ditur se nga viti 2020 Kosova do t’i kontrolloj kufijtë e vet energjetik duke përmendur Transmisionin mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Duke folur rreth projekteve kapitale në fushën e energjisë Ministri Lluka ka përmendur ndërtimi e Termocentralit “Kosova e Re”, ndërsa ka njoftuar mysafirët për aplikimin në fonde të BE-sëpër ndërrimin e filtrave të Termocentralit “Kosova B”. Ndryshe,gjenerali Rebord ka falënderuar Ministrin Lluka për prezantimine projekteve në fushën e energjisë duke shtuar se tashmë shihet se Kosova ka një planë afatgjatë në fushën e energjisë.