Pagat në Telekomin e Kosovës vazhdojnë të mbesin enorme. Kështu ka thënë ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, i cili ishte i ftuar në emisionin debatues Click në RTV 21.
Lluka deklaroi se numri i punëtorëve po e rëndonte gjendjen e Telekomit, ndërsa theksoi se edhe më shumë e rëndon paga mesatare.
Kreu i MZhE-së më herët kishte thënë se paga mesatare në Telekom është rreth 980 euro, mirëpo në raportin e fundit thuhet se kjo është rreth 1100/1150 euro.
Kjo pagë mesatare i kushton Telekomit 26 milionë euro në vit, e për këtë ministri deklaron se duhet bërë rikonstruktime, pasi pa to Telekomi është i pashpëtueshëm.