Kuvendi i Kosovës po vazhdon seancën me interpelancën e dytë, me ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, me kërkesë të deputetit të Partisë Socialdemokrate, Dardan Sejdiu, i mbështetur edhe nga 11 deputetë, në lidhje me themelimin e Ndërmarrjes së Re Energjetike të Kosovës Sh. A/NKEC, raporton Ekonomia Online.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, tha se ndërtimi i termocentralit Kosova e Re është të plotësojë nevojat në vend, që të mënjanoj varësinë e importit nga rajonin. AI tha se ndërtimi i tij është parakusht për nxitje dhe zhvillim ekonomik në vend.
“Siç jeni të informuar, Qeveria me 20 dhjetor 2017 pas një procesi dhjetëvjeçar ka nënshkruar ndërtimin e termocentralit Kosova e Re. Problemi me energjinë është problem që nga paslufta. Në këtë drejtim qëllim parësor i ndërtimit të termocentralit është të plotësojë nevojat në vend, që të mënjanoj varësinë e importit nga rajonin. Përveç jetik për vendin është parakusht për nxitje dhe zhvillim ekonomik në vend”, tha Lluka.
“…Problemi me energjinë është i hershëm dhe lidhet me mungesën e investimeve në vend. Sot kapacitetet ekzistuese janë në fund të ciklit të tyre. Gjenerimi i energjisë elektrikë përballet me probleme si pasojë e vjetërsimit. Besueshmëria e sistemit ekzistues është e vogël. Si rezultat i planifikimi jo të duhur, qytetarët janë përballur me reduktime. 650 milionë euro të qytetarëve kanë përfunduar jashtë vendit me qëllim sigurimin me energji elektrike”.
Ai tha se ndërtimi i termocentralit Kosova e Re do jetë burim afatgjatë i energjisë dhe do përmirësoj gjendjen mjedisore. Ai tha se ndërtimi i këtij termocentrali do të shënoj ndërtimin më të madh historik të vendit tonë për energji.
“Ne kemi gjeneruar vende pune për vendet fqinjë dhe kemi zvogëluar bruto produktin e vendit tonë. 330 milionë euro janë humbje të bizneseve tona. Edhe bizneset janë jo konkurrues. Ndërtimit i Kosova e Re do jetë burim afatgjatë i energjisë dhe do përmirësoj gjendjen mjedisore. Për më tepër ndërtimi i një termocentralit do shënoj ndërtimin më të madh historik të vendit tonë për energji. Në përputhje me kërkesat për energji elektrike, gjenerimi nga burime të besueshme mund të krijoj plotësim për këtë. Ndërtimi i kapaciteteve të reja përveç domosdoshmëri, në praktikë është në përputhje me objektivat strategjike për energji të Kosovës”, tha Lluka.
Deputeti i PSD-së, Visar Ymeri, në emër të kërkuesve të interpelancës, ndërtimin e ndërmarrjes së re e quajti shkatërruese për Kosovën.
“Ekonomia e tregut si vlerë e kategori kushtetuese ka kuptim vetëm kur akterët në treg zhvillojnë konkurrencë të barabartë dhe kur kërkesat zhvillojnë çmimet e produktit. Ideja e themelimit të kësaj ndërmarrje publike është që të ndërmjetësohet dhe ky të përdoret si lloj balancimi i çmimit të lartë të blerjes së kilovatëve nga termocentrali Kosova e Re te operatori i vetëm që ka licencë të furnizimit pra KEDS-i”, tha Ymeri.
Ndërsa ai dha edhe pikat për një rezolutë të mundshme.
“E para Kuvendi t’i kërkoj nga Qeveria dhe MZHE-së të ndërpres veprimet e marra me regjistrimin e ndërmarrjes së re energjetike dhe të mos lidhë asnjë marrëveshje kontraktuale deri sa Kuvendi nuk e merr garancionin”, tha Ymeri.