Azdren Llullaku ka gjetur golin me tu rikthyer në kampionatin rumun.
Sulmuesi shqiptar pas një periudhe të vështirë që e kaloi në Serie B te Virtus Entella, është rikthyer në kampionatin rumun.
Llullaku ka nënshkruar me skuadrën Astra dhe e ka nisur në mënyrën më të mirë kampionatin.
Në ndeshjen e parë të këtij edicioni, Llullaku ka shënuar gol për t’i dhuruar tri pikë ekipit të tij.
Ishte në fakt derbi i shqiptarëve pasi Astra ishte nikoqire e Steauas së Bukureshtit ku luan Kamer Qaka.
Në fund vendasit triumfuan me rezultat 1-0, ndërsa Llullaku luajti në këtë sfidë 80 minuta.
Në anën tjetër Kamer Qaka e nisi si titullar ndeshjen por u largua nga loja pas një lëndimi me të filluar pjesa e dytë.
https://youtu.be/2XC_FwEv8ZI