Kryetari i Sindikatës së KEK-ut, Nexhat Llumnica, ka thënë se nga viti 2018 nuk ka pasur rritje të pagave të punëtorëve të kësaj korporate.
Ai në emisionin “Ditari “në Tëvë 1 se vetëm muajt e fundit nga KEK janë larguar 10 inxhinierë.
“Nga viti 2018 nuk ka rritje në paga…Ne po kërkojmë që të mbulohet inflacioni, edhe pse kemi sukseset e kompanisë dhe çdo kompani në botë, sukseset i ndanë me punëtorë e vet, ndërsa në KEK nuk ndodh ashtu. Nuk po e konsiderojnë punëtorin si aset, por si vegël pune. Ne KEK kanë filluar të ikun shumë persona, vetëm në muajit e fundit mbi 10 inxhinierë që e kanë lënë vendin e punës, për arsyeje se paga e tyre e punës, krahasim me tregun është e ulët dhe kanë zënë vende më të mira”, ka deklaruar ai.
Llumnica paralajmëroi se nëse vazhdon kjo gjendje edhe shumë punëtorë të tjerë do të largohen, siç tha ai edhe korporata në fjalë mund të falimentojë pavarësisht fitimeve që ka në mungesë të fuqisë punëtore.
“Një inxhinierë i KEK-ut ka 749 euro pagë bazë, ndërsa në sektorin privat mund të jetë deri në 1500 euro. Kështu është e drejtë e tyre që të zgjedhin vende më të mira. Kështu shumë shpejtë nëse KEK vazhdon kështu edhe ata teknik, ata mjeshtër, ata ekspertë…do të gjejnë vetën diku tjetër. Edhe po t’i këtë miliarda KEK-u, nuk do t’i vyjë se shumë shpejtë do të falimentojë”, tha ai.
Ndryshe, Sindikata e Korporatës Energjetike të Kosovës ka protestuar sërish para zyrave të KEK-ut.
Sipas sindikatës, kjo protestë vjen pas dështimit të marrëveshjes mbi ngritjen e pagave për punëtorët.
Sindikata e KEK-ut vlerëson se ngritja e pagave është e domosdoshme për mirëqenien dhe drejtësinë e punëtorëve, dhe paralajmëron hapa të tjerë sindikalë nëse nuk ka përmirësime konkrete në këtë drejtim.