Lobbezoo: Liria e medias është kyç për një demokraci funksionale

Prishtinë | 29 Pri 2024 | 13:03 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ambasada e Holandës në Kosovë, në bashkëpunim  me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, hapën ekspozitë për Lirinë e Medias, në nder të shënimit të Ditës Botërore të Lirisë së Medias, që shënohet më 3 maj, raporton Ekonomia Online.

Xhemajl Rexha, kryetar i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, ka thënë se kjo ekspozitë ka për qëllim që t’ju kujtojmë qeverive në botë çfarë do të thotë liria e medieve.

“Kam qenë i kënaqur që kam qenë pjesë e jurisë dhe kam shpallur fituesetit e kësaj ekspozite të artistëve të talentuar ku tregojnë se çka po ndodh me mediat. Si çdo 3 maj qeveria jonë dhe ne ia kujtojmë  qeverive në botë çfarë do të thotë liria mediave. Ka qenë vit i vështirë në Kosovë sa i përket sigurisë”, ka thënë Rexha.

Ndërsa ambasadorja e Holandës në Prishtinë, Carin Lobbezoo ka thënë se liria medias është komponentë kyçe për një demokraci funksionuese.

“Ne jemi javën e lirisë së mediave dhe për herë të parë ambasada holandeze janë bashkuar në këtë  projekt. Liria shprehjes online është prioritet për ne. Një pasqyrim i mediave të lira në një mënyrë e sigurt dhe kyçe që të ushtrohet kjo e drejtë. Liria mediave kërcënohet”.

“Unë po i shoh disa gazetarë të Ukrainës. Edhe ata e kanë përvojën se sa e vështirë është të jesh gazetar në kushte të vështira. Edhe në vendin tim përpiqem që të i mbroj gazetarët që flasin. Liria medias është komponent kyç për një demokraci funksionuese. Në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Bosnje kemi bërë iniciativë që ta shënojmë ditën e lirisë së mediave. Gara e hapur ka rezultuar me disa çmime”, ka thënë ambasadorja Lobbezoo.

Kjo ekspozitë është rezultat i konkursit për karikatura të Ballkanit Perëndimor për Lirinë e Medias. Nga gjithsej 186 aplikime të 95 artistëve nga Shqipëria, Kosova, Bosnje dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, një juri ekspertësh nga të gjitha këto shtete, përzgjodhi 44 karikatura.

Vendin e parë e zuri karikaturisti nga Serbia, Dushan Petriçiq, teksa vendin e dytë, kolegu nga Maqedonia e Veriut, Armend Ajredini.

Ekspozita do të jetë e hapur deri më 3 maj, në Lapidariumin e Muzeut Kombëtar të Kosovës.

Të ngjashme