Në autobiografinë e ish-truprojës së Princeshës Diana, zbulohet se ajo mbante edhe një lodër seksi, të cilët e merrte kudo me vete.
Ken Wharfe, ish-truproja që ka tronditur edhe njëherë familjen mbretërore duke zbuluar sekretet e ish-princeshës, shkruan në librin e tij të fundit se si gjatë një nate të çmendur në Paris në nëntor të vitit 1992, Diana e bleu lodrën e seksit, që u bë e njohur si ‘Le Gadget’.
Bëhet fjalë për një vibrator, të cilin ajo merrte me vete në çdo udhëtim jashtë vendit.
Ai tregon se njëherë, gjatë një udhëtimi në Afrikë, ajo e harroi atë në shtëpi dhe vibratorin e sollën të mbështjellë me një qese plastike në ambasadën Britanike të Nepalit, duke udhëtuar 4 mijë milje për të qenë pranë saj. Wharfe ndalet gjatë tek sendi i Dianës dhe shkruan se ajo u bë e fiksuar pas tij.