Kuvendi i Kosovës të enjten ka miratuar Projektligjin për Ndalimin e Lojërave të Fatit.
Vendimi ka ardhur pas dy vrasjeve që kanë ndodhur brenda këtyre lokaleve, njëra në Suharekë dhe tjetra në Lipjan.
Pas miratimit të Projektligjit deputetët po presin që ai të dalë në faqen zyrtare të Qeverisë dhe të hyjë në fuqi, shkruan Zëri.
Të gjitha lojërat e fatit përveç Lotarisë së Kosovës pritet që pas 15 ditëve të mbyllen përfundimisht.