Pozita e Dren Fekës është ajo e mesfushorit defensiv. Por, 20-vjeçari nuk e ka problem të luajë edhe në pozicione të tjera në fushën e futbollit.
Një gjë të tillë e ka bërë tashmë. Ka luajtur në pozita të ndryshme. Është aktivizuar si mesfushor defensiv, ofensiv, mesfushor e mbrojtës i krahut të majtë dhe si sulmues. Pak ka luajtur edhe si qendërmbrojtës.
“Unë jam mesfushor defensiv, ky pozicion më përshtatet më shumë, por kam luajtur edhe në pozita të ndryshme”, thotë Feka në një bisedë për gazetën Koha Ditore.
Ndërrimet për të janë të zakonshme. Ai ka luajtur edhe në dy përfaqësuese të tjera para se të vinte te Kosova-për Gjermaninë e Shqipërinë.