Lojtarë dhe artistë nga fusha të ndryshme janë bërë bashkë për ndeshjen bamirësie që pritet të luhet sonte nënë orën 20:00, raporton Ekonomia Online.
Lojtarët bashkë me artistët kanë shkuar për të bërë homazhe tek varri i Fadil Vokrrit.
Dy yjet kosovarë të futbollit Granit Xhaka dhe Milot Rashica teksa kanë bërë homazhe tek varri i legjendës së futbollit Fadil Vokrri, e kanë cilësuar humbjen e tij si humbje të madhe për Kosovën.
Përfaqësuesi i kombëtares sonë, Milot Rashica, thotë se të gjitha sukseset i dedikohen atij.
“Të gjithë e dimë sa i rëndësishëm ka qenë Fadili për neve të gjithëve si qytetarë, por veçanërisht për ne si futbollistë ka qenë si shembull. Na ka përkrahë shumë dhe ka qenë humbje shumë e madhe. Këto sukseset që i kemi mbërri me Kosovën normal që i dedikohen atij”, tha ai, raporton EO.
Përfaqësuesi i kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, tha se Vokrri është përmendur edhe në arenën ndërkombëtare të futbollit.
“Po është fol. Për shembull me trajnerin kombëtar të Zvicrës kam fol për të. Shumë ka humbë Kosova”, tha ai.
Granit Xhaka dhe Milot Rashica dërguan lule tek varri i Vokrrit.
Sonte duke filluar nga ora 20:00 do të filloj ndeshja në stadiumin “Fadil Vokrri” ku parat nga biletat e shitura do të shkojnë në ndihmë për 10 familje skamnore.