Lojtarët e Barcelonës “shpërthejnë” kundër trajnerit

Prishtinë | 15 Shk 2017 | 10:21 | Nga

E ardhmja e Luis Enrique është larg Barcelonës. Sipas spanjolles “COPE”, humbja e rëndë 4-0 që katalunasit pësuan ndaj PSG, ka bërë që trajneri i kampionëve të Spanjës të vulosë largimin në fund të sezonit.

Gjithashtu, flitet për një marrëdhënie aspak të mirë mes tij dhe lojtarëve kryesorë të skuadrës. “COPE” thotë që “peshat e rënda” janë të zhgënjyer prej tij dhe e shohin të paaftë për të gjetur zgjidhje.

Barcelona, që është në prag të eliminimit nga Champions League, nuk po kalon moment të mirë as në kampionat. “Blaugrana”-t renditen të dytët, një pikë pas Realit të Madridit, por madrilenët kanë dy ndeshje më pak.

Djemtë e Luis Enrique kanë gabuar në 8 ndeshje nga 22 të luajtura. Humbën kundër Alaves e Celta dhe barazuan kundër Atletico Madrid, Malaga, Real Sociedad, Real Madrid, Villarreal e Betis.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme