Lojtarët e Real Madridit e kanë mbizotëruar edhe sivjet njëmbëdhjetëshen më të mirë të sezonit, të shpallur nga FIFA të hënën mbrëma.
Thibaut Courtois, Sergio Ramos, Raphael Varane, Marcelo e Luka Modriç ishin pjesë e ekipit të sezonit, me kroatin në krye që fitoi edhe çmimin e lojtarit më të mirë. Këtu mund të numërohet edhe Cristiano Ronaldo i cili ishte pjesë e ekipit por që ka kaluar në Juventus gjatë afatit kalimtar.
Por, kjo nuk është hera e parë që lojtarët e gjigantit spanjoll e dominojnë futbollin evropian. Vetëm nga viti 2016, Real Madridi ka regjistruar 21 çmime individuale të lojtarëve të vetë.
Listës së galaktikëve i prinë, padyshim, Ronaldo me 11 çmime në kohën kur ishte pjesë e skuadrës, përfshirë këtu katër Topa të Artë, shkruan Marca, përcjell Klan Kosova.
Pas tij vijnë Modriq me gjashtë çmimeve dhe Ramos me pesë të tillë.
Për t’u veçuar janë po ashtu edhe çmimi për trajnerin më të mirë, i fituar nga Zinedine Zidane në sezonin 2016/17 dhe ai për lojtarin më të mirë, i fituar së fundmi nga mesfushori Luka Modriç.