Vetëm edhe 10 ditë kanë ngelur deri te fillimi i Kampionatit Botëror “Rusia 2018”, ku edhe në këtë Botëror pritet të spikasin një numër i madh i futbollistëve.
Në të kaluarën, lojtarë si Diego Maradona, Pele, Zinedine Zidane e të tjerë, kanë qenë disa prej yjeve të Botërorit, të gjithë futbollistë që me kombëtaret e tyre kanë bartur numrin 10.
Numri 10 zakonisht rezervohet për yllin e skuadrës, lojtar ky i cili bënë ndryshimin në ekip dhe më poshtë mund të shikoni disa prej futbollistëve më të mirë në histori të Kupës së Botës, që kanë bartur numrin 10, që ka një peshë të jashtëzakonshme.
Ferenc Puskas – lojtarë i përfaqësueses së Hungarisë dhe Spanjës, e po ashtu pjesë e skuadrës së Real Madrid.
Pele – Sipas shumë personave, futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave që shpërtheu me kombëtaren e Brazilit
Diego Armando Maradona – Njëri ndër më të mirët, por edhe njëri nga lojtarët më kontrovers, i cili me Argjentinën triumfoi në Kupën e Botës në vitin 1986.
Roberto Baggio – njëri nga protagonistët kryesor me Italinë në vitet e 90-ta.
Ronaldinho – Futbollisti që ka bartur numrin 10 te Brazili dhe lojtar i Barcelonës, i cilësuar si njëri prej lojtarëve me driblimet më të mira ndonjëherë.
Zinedine Zidane – Pjesë e Francës, fitues me “Gjelat” në Botërorin e vitit 1998 dhe futbollist i Real Madrid dhe njëri prej numrave 10 më të mirë në histori të futbollit.