Federata e Futbollit të Kosovës dhe përzgjedhësi Bernard Callandes janë hedhur në iniciativë për të bindur yjtë e rinj të luajnë për Kosovën.
Shani Tarashaj ishte ftuar disa herë nga Kosova, por ai vendosi ta përfaqësojë Zvicrën. Dhe përfundimi është ky: ka luajtur një minutë me Zvicrën në një ndeshje zyrtare dhe kjo i ka mjaftuar të djegë mundësinë që të luajë për Kosovën, ku sipas cilësive që ka mund të ishte ndër më të mirët.
Kanë kaluar dy vjet nga ajo minutë e luajtur me Zvicrën dhe më nuk është ftuar. Ky rast pritet të përdoret nga FFK-ja të bindë lojtarët e rinj nëpër Evropë se vendin e kanë në Kosovë
Gazeta “Koha Ditore” ka mësuar emrat që po i kërkon përfaqësuesja e Kosovës në futboll.
Mërgim Berisha (Magdeburg) – nuk ka luajtur për asnjë përfaqësuese
Meritan Shabani (Bayern) – nuk ka luajtur për asnjë përfaqësuese
Elvis Rexhbeçaj (Wolfsburg) – nuk ka luajtur për asnjë përfaqësuese
Florent Hadëgjonaj (Huddersfield) – 1 ndeshje miqësore me Zvicrën
Shkëlqim Demhasaj (Luzern) – 2 ndeshje për ekipin U21 të Zvicrës
Florian Kamberi (Hibernian) – 4 ndeshje për ekipin U21 të Zvicrës
Albian Ajeti (Basel) – 6 ndeshje për ekipin U21 të Zvicrës
Mirlind Kryeziu (Zuerich) – 1 ndeshje për ekipin U20 të Zvicrës