Inter po vazhdon të punojë për të përforcuar skuadrën për sezonin 2019/2020.
Pasi siguroi shërbimet e mbrojtësit Diego Godin nga Atletico Madrid, Inter dëshiron transferimin edhe të një lojtari nga La Liga.
Bëhet fjalë për mesfushorin e Barcelonës, Ivan Rakitic.
‘Corriere dello Sport’ raporton se mesfushori kroat Ivan Rakitic, është objektivi kryesor i Interit për verën e këtij viti.
‘Zikaltërit’ janë duke synuar të shfrytëzojnë situatën e krijuar te Barcelona me transferimin e De Jong nga Ajax,
Kroati 31 vjeçar, viteve të fundit ka qenë në mesin e lojtarëve më të mirë te Barcelona, ndërsa verën e kaluar arriti deri në finale të Kupës së Botës me ekipin e tij kombëtar./