Lojtari më i mirë i Bullgarisë mungon kundër Kosovës

Prishtinë | 20 Mar 2019 | 10:59 | Nga Ekonomia Online

Anësori i Cagliarit dhe Bullgarisë, Kiril Despodov, do të mungojë në ndeshjet kundër Kosovës dhe Malit të Zi, të cilët zhvillohen këtë muaj, për shkak të një lëndimi.

Despodov ishte zgjedhur lojtari më i mirë i Bullgarisë vitin e kaluar. Por, trajneri Petar Hubchev nuk do të mundë të mbështetet në ndihmën e tij për ndeshjen kundër Kosovës, pasi që futbollisti nuk është rikuperuar nga lëndimi që e pësoi në ndeshjen e fundit të Cagliarit.

Kosova do ta presë në stadiumin “Fadil Vokrri” Bullgarinë të hënën, më 25 mars. Kjo ndeshje është e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Evropian 2020.

Anësori i Cagliarit tanimë është larguar nga kampi stërvitor i Bullgarisë dhe kjo gjë e ka lënë trajnerin Hubchev mjaft të zhgënjyer.

22-vjeçari i ka bërë 26 paraqitje gjatë këtij sezoni, gjatë të cilave ai është treguar mjaft vendimtar. Despodovi i ka shënuar 10 gola dhe i ka asistuar 11 të tjera gjatë këtij sezoni.

Pjesën e parë të sezonit e kaloi me CSKA Sofian, ndërsa më 30 janar të këtij viti e siguroi transferimin në Serie A, për rreth 5 milionë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme