Lokomotiv Moska dhe Juventusi do të luajnë mes vete në ndeshjen e radhës në Ligën e Kampionëve.
Zonja e Vjetër është mysafire e klubit rus në takimin e katërt të vlefshëm për Grupin D, ndeshje që zhvillohet në RZD Arena nga ora 18:55.
Ekipi i Maurizio Sarrit vjen nga një barazim dhe dy fitore dhe pret fitoren e radhës për t’iu ofruar edhe më shumë kualifikimit tutje.
Në anën tjetër, vendasit rus kanë një fitore dhe dy humbje, por shpresojnë në rezultat pozitiv për t’i mbajtur gjallë shpresat për kualifikim.
Trajnerët e dy skuadrave pritet të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Lokomotiv (5-3-2): Guilherme; Idowu, Howedes, Corluka, Murilo, Ignatyev; Krychowiak, Barunov, Joao Mario; Eder, Kolomeytsev.
Juventus (4-3-1-2): Szczesny; De Sciglio, Bonucci, Demiral, Alex Sandro; Khedira, Pjanic, Matuidi; Ramsey; Higuain, Ronaldo.