Londra tronditet nga tri sulme

Prishtinë | 04 Qer 2017 | 02:23 | Nga

Për shumë kë që ishte duke darkuar në restorantet afër Urës së famshme të Londrës kjo ka mundur të jetë darka e fundit.

Megjithatë sipas disa të dhënave të para numri i të vdekurve pritet të rritet më shumë se një person, që tashmë zyrtarisht ka vdekur nga plagët e marra.

Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes i kanë rrëfyer The Sun dhe BBC-së se sulmuesit të armatosur me thika të mëdha kanë hyrë nëpër restorante duke therur njerëz, përpos atyre që kanë takuar në rrugë.

Një dyshimtar i tmerruar i tha BBC-së se dhjetra persona kanë qenë të mbuluar në gjakë pasi ata u therën pa mëshirë me thika.

Jag Sandue, dyshimtari, madje është fotografuar duke treguar sesi këmisha e tij është e mbuluar me gjakë.

Ngjarjet tragjike në Londër nisën kur një furgon hyri mes këmbësorëve në Urën e Londrës, për të vazhduar me sulmin e dytë në një market afër Urës dhe më pas me sulmin e tretë në Vauxhall më pak se 1 kilometër larg Urës së Londrës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme