Përfaqësuesja e Spanjës ka thirrur një konferencë të jashtëzakonshme për media në të cilën pritet të bëhet e ditur shkarkimi i trajnerit Julen Lopetegui, dy ditë para se spanjollët të nisin kampanjën e Botërorit kundër Portugalisë.
Real Madridi të martën ka njoftuar për emërimin e Lopeteguit si trajner të klubit, 20 ditë pasi ai vazhdoi kontratën me Spanjën.
Federata spanjolle bëri të ditur se përzgjedhësi do të largohet nga posti me të përfunduar Botërori, por burime të ndryshme kanë thënë se presidenti i Federatës, Luis Rubiales është i inatosur me sjelljen e Lopeteguit dhe se është i përgatitur për ta shkarkuar përzgjedhësin para se të fillojë Botërori.