Loredana aludon se me Mozzikun do të jenë prindër të një vajze

Prishtinë | 29 Nën 2018 | 13:47 | Nga Ekonomia Online

Ka kohë që po qarkullojnë zëra se reperi shqiptar së shpejti do të bëhet prindër i një fëmije.

Bëhet fjalë për Mozzikun, i cili është në lidhje dashurie vitet të fundit me bukuroshen Loredana Zefi.

Megjithatë, gjithnjë e më tepër po raportohet se dyshja së shpejti do të shtohen me një anëtar të ri të familjes.

Së fundi, biondina e rritur në shtetin gjerman ka publikuar një mesazh mjaft domethënës në llogarinë personale në Instagram.

Ajo tërthorazi bënë të ditur se është duke pritur të bëhet nënë e një fëmije, gjinia e të cilit është femër.

“Vajza e një nëne të mirë bëhet nëna e një vajze të mirë”, ka shkruar në gjuhën gjermane Loredana.

Ndryshe, Mozzik ka paralajmëruar se do të mbajë një numër të madh të koncerteve gjatë vitit të ardhshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme