Edhe pse kishte ditëlindjen ditë më parë sot festohet ditëlindja e parë e Hanës.
Vajza e Mozzik dhe Loredanës para disa ditëve ka mbushur një vit jetë, javën e kaluar prindërit i kishin organizuar vetëm një festë simbolike me plan që sot të bëhet një aheng luksoz, shkruan lajmi.net.
Reperja ka rezervuar një nga lokalet në Zvicër për të organizuar një super festë, ku gjithçka është rregulluar deri në detaje.
Bëjmë të ditur se Hana do festoj ditëlindjen pa babin e saj i cili gjendet në Shqipëri për koncerte muzikore.