Ekonomia Online
FUNDIT

Loredana Zefi, Dardan dhe DJ Regard, artistët shqiptarë që po pushtojnë top listat gjermane

Loredana Zefi, Dardan dhe DJ Regard, artistët shqiptarë që po pushtojnë top listat gjermane

Sukseset e shqiptarëve anë e mbanë botës nuk kanë të ndalur, gjersa tanimë kanë arritur të depërtojnë në fusha të ndryshme si në muzikë, aktrim e modë. Dhe së fundmi, Offizielle Deutsche Charts (Listat zyrtare gjermane) ka publikuar listën e 100 këngëve më të dëgjuara në Gjermani dhe në bazë të kësaj shihet se yjet […]

Sukseset e shqiptarëve anë e mbanë botës nuk kanë të ndalur, gjersa tanimë kanë arritur të depërtojnë në fusha të ndryshme si në muzikë, aktrim e modë.

Dhe së fundmi, Offizielle Deutsche Charts (Listat zyrtare gjermane) ka publikuar listën e 100 këngëve më të dëgjuara në Gjermani dhe në bazë të kësaj shihet se yjet shqiptare renditen në top 10.

Në vendin e parë renditet Loredana me projektin e ri muzikor “Kein Wort” në bashkëpunim me Juju, i cili deri më tani ka kaluar shifrën e dhjetë milionë shikimeve në YouTube.

Më pas, në vend të gjashtë radhitet reperi shqiptar i cili jeton dhe vepron në Gjermani, Dardan, dhe vendin e tetë e ka zënë artisti nga Ferizaj, Dardan Aliu i njohur si DJ Regard me projektin “Ride it”, remiksin e të cilit e solli në 2019.

Dhe jo më kaq, sukseset e këtyre artistëve veçse janë duke u rritur dhe kjo ka bërë që përmes emrave të tyre të njihemi nga e gjithë bota.

Dardani është një emër që shpejt u bë i njohur për adhuruesit e hip hopit në Gjermani, derisa në anën tjetër Loredana vetëm vitin e kaluar ishte në mesin e pesë personave më të kërkuar në ‘Google’.

Ndërsa, DJ Regard pushtoi botën me vetëm një këngë dhe këtë vit ka paralajmëruar projektet e reja ndërkombëtare e po ashtu e ka konfirmuar edhe pjesëmarrjen në njërin prej festivaleve më të mëdha në botë siç është “Tomorrowland” që mbahet në Boom të Belgjikës. 

Të ngjashme