Lori dhe Sara Hoxha gjithmonë kanë treguar se kanë një lidhje shumë të ngushtë bashkë, duke e cilësuar njëra-tjetrën jo vetëm motra, por edhe shoqe. Të dyja kanë ndarë së bashku çdo moment të jetës, prandaj në ditën e martesës së Sarës sigurisht që Lori nuk kishte se si të mos merrte rolin kryesor.
Lori ka qenë dëshmitarja e vetme në të gjithë hapat e rrugëtimit të tyre të dashurisë, ndaj askush më mirë se ajo nuk mund të kurorëzonte me martesë lidhjen disa vjeçare të Sarës dhe Ledionit. E veshur me një fustan të bardhë dhe me emocione të shumta që i lexohen në fytyrë, Lori ka celebruar dashurinë e tyre.
Dikush do të thoshte se Lori dukej shumë bukur, ndoshta edhe më bukur se nusja.
Me siguri për Sarën nuk duhet të ketë pasur më bukur se kaq, se sa të betohej përpara motrës së saj për dashuri të përjetshme, shkruan revistawho.com.
E gjithë dasma e Ledionit dhe Sarës do të mbahet mend gjatë, megjithatë ky moment do të memoriziohet si një ndër më të bukurit nga të ftuarit dhe vetë familja Hoxha.