Loriana Kuka fiton medaljen e bronztë në Grand Prixin e Taxhikistan

Prishtinë | 03 Qer 2023 | 16:00 | Nga Ekonomia Online

Xhudistja jonë, Loriana Kuka ka fituar medaljen e bronztë me anë të repesazhit në Grand Prix Dushanbe që po mbahet në Taxhikistan.

Në kuadër të kategorisë deri në 70 kilogramë, Kuka e mposhti në raundin final të repesazhit britaniken Katie-Jemima Yeats-Brown.

Ndërkaq, në rrugëtimin e saj deri te medalja e bronztë, Kuka raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin e mposhti irlandezen Rachael Hawkes.

Në raundin e tretë, Kuka u mposht nga britanikja Kelly Petersen Pollard, dhe u kualifikua për të luajtur në repesazh.

Në raundin e parë të repesazhit, Kuka e mposhti xhudisten nga Uzbekistani, Shokhista Nazarova, kurse në garën për të bronztën, Loriana e mposhti britaniken tjetër, Katie-Jemima Yeats-Brown.

Të ngjashme