Loriana Kuka kërkon medalje sot në Grand Prixin e Izraelit

Prishtinë | 26 Jan 2019 | 09:10 | Nga Ekonomia Online

Xhudistja kosovare, Loriana Kuka, do të tentojë t’ia sigurojë vendit të saj edhe një medalje tjetër të artë të Grand Prixit të Tel Avivit në Izreal. Kuka do të garojë në kategorinë e peshave -79 kilogramë.

Të enjten, Majlinda Kelmendi kishte triumfuar në kategorinë e peshave -52 kilogramë, ku i kishte mposhtur që të katër kundërshtaret e saj me ippon. Ajo ia fitoi Kosovës medaljen e parë të artë për vitin 2019.

Ajo e kaloi rrethin e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytë do të ketë punë me xhudisten holandeze, Ilona Lucasse, e cila po ashtu kaloi pa luftë në xhiron e dytë.

Gjatë karrierës së saj, kosovarja i ka fituar katër medalje të arta dhe dy të bronzta. Për momentin, ajo radhitet në pozitën e 24-të në renditjen botërore të xhudistëve në kategorinë e peshave -78 kilogramë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme