Ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare të futbollit, Lorik Cana, ka kërkuar liri për Ballistin, Ismail Morina.
Gjykata në Dubrovnik ka vendosur për ekstradim të tij në Beograd, ndërsa kanë shpërthyer reagimet.
Aty u është bashkuar edhe Cana, që ishte kapiten i Shqipërisë në ndeshjen kundër Serbisë, më 14 tetor në Beograd, ku Ballisti kishte lëshuar dronin me flamurin e tij “Authoctonous”.
“Liri Për Ballist Morinën!!! #autochtonous #setfreeballistmorina# liriperballistin”, ka shkruar Cana në profilin e tij në instagram, transmeton Koha.net. Këtë postim ai e ka përcjell me një fotografi të ballistit.
Kujtojmë se sot në orën 19:00 para Kryeministrisë në Tiranë do të organizohet një protestë kundër ekstradimit të ballistit në Beograd.